Historiku i shkurtË i kompanisë
“JONA"SH.P.K., apo "SINJAL" SH.P.K., siç njihet tani, është kompani private e cila është themeluar nga z.Besart Bajraktari në vitin 2004. Kompania në fillim u dizajnua si biznes i vogël individual, kurse tani ka arritur që të bëhet kompani dominuese në lëmin e sinjalistikës rrugore në Republikën e Kosovës.
Kompania "SINJAL" SH.P.K., është kompania më e mira, sepse ka stafin e trajnuar dhe me përvojë në lëmin e sinjalistikës rrugore si dhe posedon makinerinë e duhur dhe të sofistikuar për shenjëzim.
Duke u bazuar në profesionalizmin tonë, kemi arritur që të lidhim kontrata dhe marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha nivelet e qeverisjes vendore, po ashtu, edhe me kompani serioze që merren me shtrimin e rrugëve me asfalt. Me neve suksesi nuk mungon, prandaj tradita vazhdon....
VISIONI DHE MISIONI I KOMPANISË
Misioni i kompanisë tonë është që përmes ofrimit të shërbimeve profesionale, të ngrisim standardin në fushën e sinjalistikës dhe të ofrojmë një vozitje të këndshme për shoferët.
Vizioni i kompanisë sonë është që të gjitha rrugët e Kosovës të jenë të sinjalizuara në mënyrë të duhur dhe të ngrisim kapacitetet tona në maksimumin e mundshëm.
·SHËRBIMET
Kompania jonë ofron shërbimet si në vijim:
1. Prodhimin e të gjitha llojeve të shënjave vertikale të kualitetit më të lartë
2. Montimin e shenjave horizontale dhe vertikale
3. Mirëmbajtja e sinjalizimeve horizontale dhe vertikale
4. Shenjëzimin e rrugëve, lagjeve, parqeve etj.